“Terrori nga bandat nuk ka te ndalur në qytetet tona/“ Të shtëna me armë, çfarë ndodhi gjatë natës në Shkodër! Një person qëllon në drejtim të disa të tjerëve, si u shpëtuan plumbave

Data

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Shkodër, në afërsi të bustit të Prekë Calit.

Raportohet se një shtetas i identifikuar si Viktor Marku ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjerë.

Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar si edhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të Viktor Markut.

Ndërkohë në një automjet tip BMW, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related