Ngërçi për Avokatin e Popullit, Topalli: Nuk ka pasur propozim të opozitës! Firmat ishin vetëm mbështetje, s’mund të ndryshojmë historinë e parlamentarizmit

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkoi sërish gjatë seancës plenare që çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit të hiqet nga rendi i ditës, duke argumentuar se opozita është tërhequr nga firmat dhe se në asnjë moment nuk ka pasur një propozim të vërtetë nga ana e saj.

Topalli theksoi se deputetët e PD-së kishin dhënë vetëm firma mbështetëse për disa kandidatë, por jo propozime zyrtare, siç kërkon Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

“Rregullorja është e qartë: firma e një deputeti është akt politik. Një deputet nuk mund të ketë disa vullnete politike për të njëjtën çështje,” u shpreh ajo.

Sipas Topallit, vendimi i Komisionit të Ligjeve që një deputet mund të propozojë vetëm një kandidat nuk lejon interpretim, ndaj çdo firmë e dhënë për më shumë se një emër bie në kundërshtim me këtë standard.

Ajo shtoi se, ndërsa firmat tanimë janë tërhequr, faktikisht nuk ka ekzistuar kurrë një propozim zyrtar nga opozita, prandaj çështja nuk duhet të vijojë në seancë.

“Nuk mund të ndryshojmë historinë e parlamentarizmit sepse kanë ndryshuar deputetët apo kryetari. Në seancë plenare nuk ka asnjë propozim. Kanë qenë disa firma mbështetëse, të cilat janë tërhequr,” tha Topalli.

Deputetja demokratike apeloi që mazhoranca të respektojë procedurat kushtetuese dhe të heqë pikën nga rendi i ditës, duke shmangur, sipas saj, improvizime të rrezikshme me parimet parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related