Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ “Të ndalet ping-pongu”, avokati i njohur ‘shpërthen’ ashpër: GJK të qëndrojë mbi palët, të japë vendim për 15 ditët e ardhshme

Data

Avokati Arbër Hoxha, në një lidhje live në rubrikën Çështja e ditës në një emision televiziv ka komentuar procesin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Hoxha theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë mbi palët dhe të japë një vendim për maksimumi 15 ditët e ardhshme.

Avokati Arbër Hoxha: Mandati i Xhaçkës është bërë një sagë në Gjykatën Kushtetuese. Sa pashë seancën, Bardhi ishte në lartësinë e duhur. Nëse GJK do ta gjejë me vend kërkesën e 1/5 deputetëve, se Xhaçka nuk e meriton të jetë deputete, atëherë mund t’i hiqet mandati i deputetes. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë nëse investitori strategjik është e ligjshme dhe e dyta nëse lejohet që bashkëshorti/bashkëshortja përfiton apo jo.

Gjykata Kushtetuese të ndalë ping-pongun. Ne jetojmë në Shqipëri dhe GJK duhet të ngrihet mbi palët e jo të jetë me palët. Ka mbi 3 vite që Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim. Zvarritja e procesit është absurditet. Brenda 15 ditësh GJK duhet të marrë vendim për mandatin e Xhaçkës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related