Raportet e fundit nga shërbimet e inteligjencës gjermane kanë ngritur shqetësime të konsiderueshme për sigurinë e Evropës, duke sinjalizuar një sulm të mundshëm ndaj Aleancës Atlantike që pritet deri në vitin 2030. Sipas raportimeve, Rusia mund të jetë gati të zhvillojë një konflikt kundër vendeve të NATO-s përpara kësaj date, me kusht që lufta në Ukrainë të përfundojë së shpejti. Bruno Kahl, kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane (BND), ka shprehur shqetësime të thella për një agresion ” të mundshëm ” të Moskës ndaj territoreve të Aleancës Atlantike
Analizat e tij bazohen në një vlerësim të thellë të raporteve nga shërbime të ndryshme të inteligjencës, të cilat nxjerrin në pah një tension në rritje për stabilitetin rajonal. Në një intervistë të fundit, Kahl tha: ” Ky hark kohor bazohet në të dhëna shumë të besueshme, por varet edhe nga zhvillime specifike. Pra, nëse konflikti ushtarak në Ukrainë qetësohet më herët, atëherë, sigurisht, të gjitha burimet, materiale dhe teknike, duke përfshirë armët dhe burimet njerëzore, rekrutimin, mund të përbëjnë një kërcënim për Evropën shumë shpejt. Dhe atëherë mund të ndodhë që shantazhi nga Rusia mund të ndodhë edhe më herët nga sa prisnim.”
