Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur. Lajmi u konfirmua nga zyra e tij përmes një deklarate zyrtare, ku bëhet e ditur se ai u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës.
“Familja e senatorit Graham vlerëson lutjet në këtë kohë dhe kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë”, thuhet në deklaratë.
Lindsey Graham përfaqësonte shtetin e Karolinës së Jugut në Senatin e Shteteve të Bashkuara që prej vitit 2003. Përpara angazhimit të tij në politikë, ai shërbeu si avokat në Forcat Ajrore amerikane dhe ndërtoi një karrierë të gjatë në jetën publike.
I njohur si një nga zërat më të spikatur republikanë në politikën e jashtme, Graham ishte angazhuar aktivisht në çështjet e sigurisë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Së fundmi, ai kishte vizituar Ukrainën, ku zhvilloi një takim me presidentin Volodymyr Zelensky për të diskutuar mbështetjen ndaj Kievit dhe sanksionet kundër Rusisë.
Graham ishte fillimisht një kritik i Donald Trump gjatë garës presidenciale të vitit 2016, por në vitet pasuese u bë një nga aleatët më të afërt të presidentit amerikan. Në qershor, Trump e kishte cilësuar Grahamin si një “mik të mrekullueshëm” dhe e kishte mbështetur publikisht për rizgjedhjen në Senat.
Ndarja nga jeta e Lindsey Graham shënon fundin e karrierës së një prej figurave më me ndikim të Partisë Republikane dhe të politikës amerikane gjatë dy dekadave të fundit.
