Protesta e 43-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen sërish sot në Tiranë

Data

Qytetarë dhe aktivistë pritet të mblidhen edhe këtë të diel në Tiranë për protestën e 43-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, grumbullimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohen fjalime dhe aktivitete protestuese.

Pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë protestat, duke shprehur pakënaqësi për çështje që lidhen me qeverisjen, ekonominë, korrupsionin dhe zhvillimet sociale në vend. Gjatë tubimeve të mëparshme janë dëgjuar thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe slogane të tjera kundër klasës politike.

Organizatorët bëjnë me dije se edhe në protestën e sotme pritet pjesëmarrja e qytetarëve nga diaspora, të cilët prej javësh i janë bashkuar tubimeve në kryeqytet.

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protesta pritet të vijojë me një marshim në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related