“Nuk ka justifikime”, Bajrami para Çekisë: Na duhet fitorja, të luajmë si grup

Data

Nedim Bajrami ishte futbollisti, i cili doli së bashku me trajnerin Sylvinho, në konferencën zyrtare para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Çekisë.

Futbollisti, i cili shënoi golin e barazimit në ndeshjen e fundit që kemi luajtur ndaj Çekisë, tha se këtë herë do të kemi përballë një kombëtare të fortë, por Shqipëria është gati.

“Goli që shënova në Çeki i përket të kaluarës, nesër është një sfidë tërësisht tjetër. Jemi përgatitur shumë për një përballje të vështirë. Me rëndësi është të mos humbasim ndeshjn, pasi e dimë që është një skuadër e fortë dhe shumë e vështirë në shtëpi

E dimë qe na mungojnë disa lojtarë, por ska justifikime besoj se gjithë skuadra është gati. Kemi edhe djem të rinj, si Tuçi, që bëri sot stërvitje me ne. I dimë mungesat, por nuk kanë rëndësi. Siç thashtë djemtë janë gati dhe janë përgatitur shumë.

Besoj se çdo ndeshje ka peshën e vet, por nesër hymë në fushë për të dhënë maskimumin. E njohim kundërshtarin, ama pavërësisht ndeshjeve të mërparshme nesër nga prtet diçka tjetër, por ne jemi gati.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related