NATO ka vendosur të pezullojë përkohësisht aktivitetet stërvitore në Irak dhe të tërheqë rreth 600 anëtarë të stafit, për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.
Vendimi vjen në një kohë kur tensionet janë rritur ndjeshëm pas përplasjes mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, duke shtuar rreziqet për personelin ushtarak të huaj të vendosur në rajon.
Sipas raportimeve, pezullimi i misionit është një masë e përkohshme dhe lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet për sigurinë.
Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku ka theksuar nevojën për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe për të nxitur zgjidhje diplomatike.
Ai u ka bërë thirrje vendeve anëtare të aleancës që të shmangin përfshirjen aktive në luftë, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme.
