Autoritetet amerikane kanë identifikuar si të dyshuar për incidentin me armë gjatë White House Correspondents’ Dinner, 31-vjeçarin Cole Tomas Allen, një banor i Kalifornisë me profil akademik dhe profesional të zhvilluar.
Sipas të dhënave zyrtare, Allen është nga zona e Torrance, pranë Los Angeles, dhe besohet se ishte mysafir në hotelin ku po zhvillohej eventi.
Ai rezulton të ketë një profil të fortë arsimor:
- Diplomë bachelor në inxhinieri mekanike nga California Institute of Technology (2017)
- Master në shkenca kompjuterike nga California State University Dominguez Hills (2025)
Në aspektin profesional, Allen ka punuar si:
- Mësues me kohë të pjesshme në C2 Education
- Zhvillues i pavarur lojërash
- Inxhinier mekanik në një kompani private në Kaliforni
Madje, sipas të dhënave publike, ai ishte vlerësuar si “Mësuesi i Muajit” në fund të vitit 2024.
Pavarësisht këtij profili, autoritetet ende nuk kanë përcaktuar motivin e incidentit. Sipas policisë së Uashingtonit, hetimet janë në vijim dhe po analizohen aktivitetet e tij të fundit, përfshirë edhe gjurmët në rrjetet sociale.
Ngjarja ka ngritur shqetësime të forta për sigurinë në eventet e nivelit të lartë në SHBA, ndërsa fakti që i dyshuari kishte akses si mysafir në hotel e bën rastin edhe më kompleks për hetuesit
