Operacioni “Multi Games 2” në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari që organizonte lojëra fati në lokal

Data

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi organizonte lojëra fati të paligjshme në lokalin që administronte.

Operacioni policor i koduar “Multi Games 2”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, çoi në zbulimin e aktivitetit të paligjshëm në një ambient në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.

Sipas policisë, në lokalin në fjalë organizoheshin lojëra fati përmes pajisjeve elektronike. Gjatë kontrollit u sekuestruan një kompjuter dhe një celular, të cilat përdoreshin për këtë veprimtari.

Në pranga u vu shtetasi me inicialet G. B., ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tre vitet e fundit janë zbuluar rreth 1200 raste të basteve të paligjshme në vend, ndërsa numri i personave të ndjekur penalisht është edhe më i lartë. Tirana renditet si zona me numrin më të madh të këtyre rasteve, e ndjekur nga Durrësi dhe Korça.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related