AGSH përshëndet vendimin e Kushtetueses për TikTok: Hap i rëndësishëm për lirinë e shprehjes dhe të medias

Data

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e cilësoi antikushtetues bllokimin e platformës TikTok nga qeveria shqiptare.

Në një reagim zyrtar, AGSH thekson se Kushtetuesja pranoi pjesërisht kërkesën e paraqitur nga ky asociacion së bashku me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN Albania), duke e konsideruar vendimin një zhvillim të rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për bllokimin e përkohshëm të TikTok ka sjellë cenim të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit.

AGSH thekson se ndërprerja e aksesit në një platformë komunikimi publik përbën kufizim të këtyre lirive themelore dhe duhet të bazohet gjithmonë në ligj, të jetë proporcional dhe i justifikuar nga një interes publik i domosdoshëm.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili përbën një zhvillim të rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, pluralizmit të informacionit dhe standardeve demokratike në vend”, thuhet në reagim.

Sipas organizatës, qëllimi i nismës ligjore nuk ishte mbrojtja e një platforme të caktuar, por mbrojtja e parimit kushtetues të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim, të cilat konsiderohen shtylla themelore të demokracisë dhe të punës së gazetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related