“Na le zemërthyer, Erion” – Shokët vendosin lule në bankën e 15-vjeçarit të vrarë me thikë

Data

Atmosferë trishtimi dhe heshtje e rëndë ka mbuluar sot shkollën ku mësonte Erioni, 15-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë, pas 9 ditësh në intubim, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Shokët e klasës, të tronditur dhe me lot në sy, kanë vendosur lule mbi bankën ku ai u ul për herë të fundit. Në tabelën e klasës kanë shkruar me dhimbje:

“Përse na le more shok? Përse ike, Erion?”

Mësues dhe nxënës i kanë kushtuar rreshta prekës, duke e quajtur humbjen e tij një plagë që nuk do të mbyllet kurrë.

Në një reagim të shkollës, është shkruar ndër të tjera:

“Erioni na la… Iku nga kjo jetë, nga familja dhe shokët e tij. Sot la zemërthyer këdo që e njihte. Ishte buzëqeshja dhe drita e klasës. I paharruar qofte kujtimi yt, Erion.”

Si ndodhi ngjarja tragjike

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 nëntor, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku dy të mitur kishin lënë takim për t’u “sqaruar” pas debateve online. Të dy mbërritën të shoqëruar nga bashkëmoshatarë, por debati degjeneroi shpejt në përleshje fizike.

Gjatë konfliktit, një 14-vjeçar e goditi Erionin katër herë me thikë, njëra prej të cilave i preku zemrën. Fillimisht u dërgua në spitalin e Durrësit, më pas në Tiranë, në repartin e reanimacionit, ku qëndroi 9 ditë në intubim. Mjekët shpresonin për një reagim të trurit, por plagët rezultuan fatale.

Autori i dyshuar, 14 vjeç, u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related