Akuza tronditëse: Dosja ‘Balluku’ çon drejt burgut

Data

Gazetari Almer Toska ka ngritur akuza të forta publike ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se ajo rrezikon dënim me burg për abuzime të rënda në projektet infrastrukturore. Sipas tij, çështja lidhet drejtpërdrejt me aksin rrugor Korçë–Ersekë, ku pretendohet se tenderët janë orientuar dhe ndarë në mënyrë të paligjshme.

Toska tha se hetimet kanë zbuluar prova serioze që implikojnë drejtues të lartë dhe se për disa projekte, përfshirë Tunelin e Murrizit, janë grumbulluar fakte të mjaftueshme për ndjekje penale. Ai shtoi se presioni ndaj sistemit të drejtësisë ka qenë i fortë dhe se prokurori Dritan Prençi është kërcënuar për shkak të përfshirjes së tij në këtë dosje.

Sipas gazetarit, janë sekuestruar disa telefona të personave të lidhur me kompanitë fituese të tenderëve, ndërsa drejtues të institucioneve po përpiqen të fitojnë kohë për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale. Ai theksoi se kjo çështje nuk mund të mbyllet me masa të lehta sigurie dhe se drejtësia është përballë një prove vendimtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related