“Po mbahem padrejtësisht në paraburgim” – Ilir Meta në GJKKO kërkon fashikullin e plotë të hetimit

Data

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua sot seanca paraprake për çështjen penale ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Gjatë seancës, Meta kërkoi që t’i vihet në dispozicion i gjithë fashikulli i hetimit ndaj tij, duke deklaruar se po i shkelen të drejtat kushtetuese.

“Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet. Po më shkelen të drejtat kushtetuese duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë që unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë, sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të intimidoj dëshmitarët, nuk kam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat”, u shpreh Meta para trupit gjykues.

Në përfundim të seancës, GJKKO vendosi të shtyjë çështjen për datën 22 dhjetor dhe urdhëroi Prokurorinë e Posaçme që brenda një jave t’i dërgojë gjykatës fashikujt e plotë të dosjes, për t’u vënë më pas në dispozicion të të pandehurit dhe mbrojtjes së tij.

Akuzat që rëndojnë mbi Ilir Metën

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Meta akuzohet për një sërë veprash penale të lidhura me korrupsionin dhe pastrimin e parave. Hetimi i bashkuar, i regjistruar fillimisht në vitin 2019, lidhet me:

  • Çështjen e njohur si CEZ–DIA dhe dyshimet për veprime korruptive gjatë zbatimit të kësaj kontrate;
  • Përfitim vlerash monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni;
  • Një marrëdhënie të dyshuar korruptive me një biznesmen të identifikuar me inicialet S.M., në emër të të cilit dyshohet se është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvend;
  • Kontrata konsulence dhe lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  • Pastrim të produkteve të veprës penale në blerjen e një banese në Tiranë;
  • Mosdeklarim të shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013–2019.

Prokuroria bën me dije se akuza të ngjashme rëndojnë edhe mbi ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Në të njëjtën dosje përfshihen edhe ish-kreu i AKEP, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” për korrupsion pasiv, si dhe një tjetër shtetase e proceduar për pastrim parash, me masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Meta dhe Kryemadhi i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar hetimet ndaj tyre si të motivuara politikisht dhe të drejtuara kundër opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related