Ish-efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli u vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri mbrëmjen e sotme (23 janar).

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pranë Casa Italias, ndërsa mësohet se plumbi e ka kapur në këmbë dhe mjeket thonë se plagosja është e lehtë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kush është Bledar Beluli?
37-vjeçari, që sot u vetëplagos me armë zjarri, në vitin 2019 është rrëzuar në një greminë në zonën e Thethit, ku ka shpëtuar mrekullisht.
Gjatë atij incidenti, Bledar Beluli pësoi thyerje në disa pjesë të trupit.
Beluli në atë kohë ra rreth 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur dhe tepër të vështirë.
Bledar Beluli i shpëtua në 2019 falë ndërhyrjes së efektivëve të FNSH-së.
