Moska kundër Uashingtonit: Bllokada e Venezuelës cilësohet “pirateri dhe grabitje”

Data

Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po ringjallin praktika të paligjshme në Detin e Karaibeve përmes bllokadës ndaj Venezuelës, duke e cilësuar situatën si “pirateri dhe grabitje” të hapur të pronës së huaj.

Zëdhënësja e diplomacisë ruse deklaroi se veprimet amerikane përbëjnë një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe krijojnë një klimë të rrezikshme destabilizimi në rajon. Sipas saj, bllokada po rikthen metoda të harruara që bien ndesh me parimet bazë të rendit ndërkombëtar dhe lirisë së lundrimit.

Megjithatë, Moska shprehu shpresën se situata mund të zgjidhet përmes de-përshkallëzimit dhe dialogut. Autoritetet ruse theksuan se janë në favor të uljes së tensioneve dhe u shprehën optimiste se pragmatizmi dhe racionaliteti i presidentit amerikan, Donald Trump, mund të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të gjitha palët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Rusia rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e saj për Venezuelën dhe qeverinë e presidentit Nicolás Maduro, duke theksuar se do të vijojë të mbështesë përpjekjet e Karakasit për mbrojtjen e sovranitetit, interesave kombëtare dhe stabilitetit të vendit. Moska nënvizoi se çdo zgjidhje duhet të bazohet në dialog, respekt reciprok dhe shmangie të presioneve të njëanshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related