Shteti me buldozer dhe fadroma, një ditë terrori për një biznes të zakonshëm

Data

Sot, rreth orës13:00, është konsumuar një akt i rëndë dhune shtetërore ndaj biznesit privat. Përfaqësues të qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë me forcë në ambientet e një lokali dhe kanë shembur një pjesë të tij në mënyrë brutale, arrogante dhe çnjerëzore, duke treguar edhe një herë fytyrën e vërtetë të një pushteti që sundon me kazmë dhe frikë.

Sipas dëshmive, disa kohë më parë autoritetet ishin paraqitur vetëm për të kërkuar një dokument, pa dhënë asnjë paralajmërim për shembje apo ndërhyrje ekstreme. Sot, pa njoftim, pa proces, pa dialog, ata janë futur me forcë në lokal, duke terrorizuar punonjësit. Një punonjëse është urdhëruar të mbyllë qepenin dhe të qëndrojë brenda, ndërsa jashtë nisi shkatërrimi, sikur të bëhej fjalë për një zonë lufte dhe jo për një biznes që mban bukën e familjeve.

Pa u dhënë asnjë sekondë kohë për të larguar karriget, tavolinat apo pajisjet, fadromat kanë nisur shembjen në mënyrë të pamëshirshme. Gjithçka që ndodhej jashtë u shkatërrua pa mëshirë, si një demonstrim force i pastër dhe i qëllimshëm.

Kulmi i arrogancës erdhi në fund, kur pas shkatërrimit, autorët e këtij akti kanë duartrokitur pa pikë turpi, sikur të kishin kryer një vepër heroike. Akoma më skandaloze është fakti që pamjet e kësaj masakre ndaj biznesit janë publikuar në rrjetet e tyre sociale, duke u shitur si “sukses”, ndërkohë që për qytetarët përfaqëson humbje, frikë dhe poshtërim.

Ky nuk është shtet ligjor. Ky është një regjim që godet të dobëtin, që poshtëron punonjësit dhe shkatërron mundin e ndershëm me spektakël dhe propagandë. Sot u shemb një pjesë lokali, nesër i vjen radha kujtdo që nuk i përshtatet arrogancës së pushtetit.

Pronarët e biznesit e cilësojnë këtë veprim si akt kriminal, ndërsa qytetarët pyesin me të drejtë: a është ky shteti që duam, apo një pushtet që ushqehet me frikë dhe shkatërrim?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related