“Ai është një djalë shumë i zgjuar”/ Trump i premton Elon Musk se nëse zgjedhet president do ta marrë si këshilltar

Data

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do t’i japë Elon Musk një punë në administratën e tij nëse ai fiton zgjedhjet e ardhshme në nëntor. Deklarata e tij vjen pasi Musk ka mbështetur hapur Trump për fushatën presidenciale dhe ka mbajtur një intervistë me presidentin në rrjetin e tij social X.

I pyetur nga Reuters nëse ai do ta emëronte ndonjëherë Musk në një rol këshillues ose do t’i jepte një pozicion në kabinet, kandidati republikan për president tha nëse ai do të pranonte patjetër që do ta zgjedhja në rolin e një këshilltari

“Ai është një djalë shumë i zgjuar. Unë patjetër do, nëse ai do të pranonte, unë patjetër do. Ai është një djalë i shkëlqyer”, tha Trump.

Disa orë më vonë, pronari i Tesla Space X dhe X postoi një imazh të gjeneruar nga AI në rrjetet sociale të tij duke qëndruar në një podium të rrethuar nga flamujt amerikanë, sikur do të mbante një fjalim si person politik.

“Jam gati të shërbej”, shkruhet në mbishkrimin e fotos, e cila duket se i përgjigjet pyetjes së ngritur pas deklaratave të Trump nëse do të merrte një rol qeveritar.

Elon Musk ka shprehur gjithnjë e më shumë pikëpamje konservatore kohët e fundit, të cilat ai i komunikon përmes llogarisë së tij X. Në të njëjtën kohë, manjati i teknologjisë duket se e mbështet pa u lëkundur Musk, pasi e ka intervistuar së fundmi në platformën X.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related