Dodik ndalon punën e institucioneve gjyqësore të BiH, pse vendimi u prit me një “dush të ftohtë”

Data

Të enjten në mbrëmje, përfaqësuesit e Asamblesë Kombëtare të Republika Srpska miratuan ligje që ndalojnë punën e institucioneve gjyqësore të BiH në territorin e atij entiteti. Shumica në pushtet miratoi ligjet në një votim në Banja Luka me 49 vota pro dhe tre kundër, ndërsa shumica e deputetëve të opozitës bojkotuan votimin, njoftoi televizioni rajonal RTRS. Ekspertët ligjorë pretendojnë se ligjet që ndalojnë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së BiH-së, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (HJPC) dhe Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në territorin e Republikës Srpska janë jokushtetuese dhe mund ta zhysin Bosnjën dhe Hercegovinën në një krizë serioze politike.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë dhe Hercegovinës (PSBiH), Denis Zvizdiç (NiP), komentoi grushtin e shtetit të kryer nga Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska (NSRS), transmeton Klix.ba. Duke folur për aktgjykimin ndaj Dodikut, ai theksoi se është treguar se në BeH mbizotërojnë parimet e shtetit ligjor, si në çdo shtet tjetër të organizuar dhe demokratik.

“Është më e fortë, thekson ai, sepse është dëshmuar se gjyqësori punon plotësisht në mënyrë të pavarur, profesionale, dhe nuk është dorëzuar para presioneve dhe shantazheve që ishim dëshmitarë në ditët para shpalljes së vetë aktgjykimit, dhe më e rëndësishmja – është treguar shumë qartë se askush nuk është mbi Kushtetutën dhe ligjin në BiH”. Ai shton se me Dodik nuk do të diskutohet për “Dejtonin origjinal”. “Ajo që po bën Dodik është një rrugë pa kthim. Pra, ky konflikt që ai ka hapur do të përfundojë në fitoren e BiH dhe Milorad Dodik, i cili u përpoq të vinte veten mbi ligjin, mbi BiH, do të humbasë,” tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related