Mesazhi tronditës para krimit: “Me siguri nesër përfundon”

Data

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vijuar seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Gjatë seancës u bë publik një mesazh i dërguar një natë para ngjarjes, i cili ka tërhequr vëmendjen e trupit gjykues. Sipas gjykatëses, më 28 nëntor 2023, në orën 19:41, Murseli i kishte dërguar mesazh Granit Plavës me përmbajtjen: “Shok, me siguri nesër përfundon”.

Ky komunikim u paraqit si pjesë e provave materiale të administruara nga organet e hetimit. I pyetur nga gjykata lidhur me përmbajtjen e mesazhit, Murseli deklaroi se nuk i kujtohet ta ketë dërguar një mesazh të tillë.

Seanca është përqendruar në analizimin e komunikimeve mes të pandehurve, ndërsa pritet që procesi të vijojë me paraqitjen e provave të tjera dhe dëgjimin e dëshmitarëve. Trupi gjykues do të vlerësojë provat e administruara për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related