Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi dje në detyrë Olgert Rumnicin, i cili mban pozicionin e prokurorit në Berat. Trupa gjyqësore që shqyrtoi dosjen e Rumnicit përbëhej nga: Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja. Gjatë seancës të zhvilluar dje, prokurori Rumnici parashtroi para togave të zeza qëndrimet e tij mbi tre kriteret e vlerësimit: kriterin e pasurisë, kriterin profesional dhe mbi vlerësimin e figurës (etikës). Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Olgert Rumnici përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe punon prej një dekade si prokuror pranë Prokurorisë së Beratit.
Vettingu, prokurori Olgert Rumnici konfirmohet në detyrë
Data
