Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, në kuadër të dosjes së njohur si “Buka”.
Sipas informacioneve nga seanca, dëshmitari i parë që do të thirret për të dhënë deklarime është Lirim Fejzollari. Në listën e dëshmitarëve figuron edhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe një sërë zyrtarësh dhe personash të tjerë të lidhur me çështjen.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 24 shkurt, në orën 14:00.
Lista e dëshmitarëve:
Arben Myderizi, Adrian Myderizi, Shkëlqim Cani, Fatmir Hoxhaj, Klodian Mene, Roza Naumi, Endri Duçka, Ergys Qirici, Hysen Caka, Rudina Karamuço, Manjola Fagu, Nuri Sopaj, Idlir Xhoxhi, Adriana Sheti, Dezdemona Alickaj, Silvana Gjikdhima, Emil Nova, Igli Gugashi, Federik Seiti, Florian Pustina, Lirim Fejzollari.
Procesi pritet të vijojë me dëgjimin e dëshmitarëve dhe paraqitjen e provave nga palët.
