Bardhi: Rama ka frikë, protestat nuk ndalen deri në ndryshim

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën e opozitës të zhvilluar më 10 shkurt para Kryeministrisë.

Në një reagim publik, Bardhi akuzoi kreun e qeverisë se po sillet si “diktator” dhe se reagimi i tij pas protestës tregon frikë nga, sipas tij, vendosmëria e opozitës dhe qytetarëve. Ai u shpreh se ndërhyrja e policisë gjatë protestës ishte pasojë e panikut për humbjen e pushtetit.

“Edi Rama ka frikë. Frikë se njerëzit nuk heshtin më. Frikë se ata nuk tërhiqen. Frikë se opozita nuk zmbrapset”, deklaroi Bardhi, duke shtuar se përdorimi i gazit lotsjellës dhe forcës policore nuk do të ndalë reagimin qytetar.

Sipas tij, protesta do të vijojë dhe opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj politike. Bardhi theksoi se, në vlerësimin e tij, ndryshimi është i pashmangshëm dhe se aksioni opozitar do të vazhdojë në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related