Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke shkaktuar vështirësi për banorët e zonës.
Sipas informacioneve, pa furnizim me energji kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si edhe disa fshatra të tjerë përreth.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me shkakun e ndërprerjes apo afatin e rikthimit të energjisë elektrike. Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të situatës, pasi mungesa e energjisë po ndikon në jetën e përditshme dhe aktivitetet bazë.
