Dhunohet avokati Kujtim Cakrani në Vlorë: “Më goditën pas koke me mjet prerës”

Data

Avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një pike karburanti në hyrje të qytetit të Vlorës.

Sipas deklarimit të vetë Cakranit, dy persona të rinj, të panjohur për të, e kanë ofenduar fillimisht verbalish, ndërsa më pas e kanë sulmuar fizikisht. Avokati shprehet se konflikti u shoqërua me provokime dhe fjalë fyese, të cilat dyshohet se lidhen me një pretendim për parkim të gabuar, megjithëse ai thekson se nuk beson se ky ishte shkaku real i sulmit.

Cakrani deklaron se ndërsa po bisedonte me njërin prej tyre, personi tjetër e ka goditur pas koke me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Si pasojë, ai ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar nën kujdes mjekësor.

Aktualisht, avokati raportohet se ka vështirësi në lëvizje dhe nuk arrin të qëndrojë në këmbë. Në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë dhe përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e tij dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Njëri po më ofendonte nga dritarja, ndërsa tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi pas koke. Ishin dy të rinj që nuk i njoh,” ka deklaruar Cakrani.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related