Ervin Salianji sfidon Sali Berisha dhe paralajmëron: Edhe nëse përjashtohem nga Partia Demokratike, do vijoj betejën politike

Data

Ervin Salianji ka sfiduar hapur kryetarin e Partia Demokratike, Sali Berisha, duke i kërkuar që të përballet me votën e demokratëve për drejtimin e partisë.

I ftuar në një studio televizive, Salianji kritikoi mënyrën se si, sipas tij, funksionon aktualisht PD-ja, duke theksuar mungesën e garës së barabartë, transparencës dhe përdorimin e burimeve partiake vetëm nga një palë.

Ai u ndal edhe te mundësia e përjashtimit nga partia, duke deklaruar se një skenar i tillë nuk do ta ndalojë aktivitetin e tij politik. Sipas Salianjit, edhe nëse largohet nga strukturat zyrtare, ai do të vijojë komunikimin me mbështetësit dhe demokratët.

Ish-deputeti theksoi se nuk ka ndërmend të ndjekë rrugë ligjore kundër partisë, pasi një përplasje e tillë, sipas tij, do t’i jepte avantazh politik kundërshtarëve, veçanërisht kryeministrit Edi Rama.

Në deklaratat e tij, Salianji paralajmëroi se mënyra aktuale e drejtimit të PD-së rrezikon ta çojë partinë drejt një krize të thellë, duke kërkuar reflektim dhe hapje ndaj garës së brendshme demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related