Nazarko: Protestat janë shqetësuese për qeverinë, opozita nuk mund të vijë në pushtet përmes SPAK-ut

Data

Analisti dhe gazetari Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe rolin e sistemit të drejtësisë në raport me figurat kryesore të politikës shqiptare.

I ftuar në një studio televizive, ai u ndal edhe te strategjia politike e opozitës, duke theksuar se tema e antikorrupsionit nuk është e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet.

Sipas tij, opozita nuk është në fazën përfundimtare të përballjes politike dhe nuk mund të presë të vijë në pushtet përmes veprimeve të SPAK-ut.

“Tema e antikorrupsionit nuk është një temë me të cilën fiton elektoralisht. Opozita nuk është në ‘kilometrin e fundit’ dhe nuk mund të presë të vijë në pushtet përmes SPAK-ut. I ka kapur një lloj përtacie që të vijnë në pushtet nëpërmjet SPAK-ut, por qytetarët shqiptarë janë të zgjuar,” tha ai.

Nazarko shtoi se për qeverinë më shqetësuese janë protestat spontane të qytetarëve sesa aktivitetet politike të opozitës.

Ai theksoi gjithashtu se opozita duhet të fokusohet më shumë në analizën e qeverisjes dhe në debatet për politikat publike, duke ngritur çështje konkrete që lidhen me projektet infrastrukturore, menaxhimin e buxhetit dhe projektet strategjike.

Në analizën e tij, Nazarko përmendi edhe modelin e strukturave të posaçme antikorrupsion që është zbatuar më parë në disa vende europiane, si Italia, Rumania dhe Kroacia, ku janë krijuar njësi të veçanta me kompetenca të zgjeruara për të hetuar korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes.

Sipas tij, një model i ngjashëm po ndiqet edhe në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related