Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, në repartin e kirurgjisë, ku po merr ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, Cakrani është përfshirë në një konflikt me disa persona në një pikë karburanti. Sherri dyshohet se ka nisur për shkak të një dere automjeti të lënë të hapur.
Burime bëjnë me dije se gjatë konfliktit, avokati është goditur me derën e automjetit në fytyrë, duke pësuar dëmtime që kanë bërë të nevojshme shtrimin e tij në spital.
Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
