Letra e Trump për Bordin e Paqes/ Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB, gënjeshtër që Shqipëria do paguajë 1 miliardë euro

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me letrën e presidentit amerikan Donald Trump, përmes së cilës Shqipëria është ftuar të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën.

Në një postim në platformën X, Rama thekson se pretendimet se në këtë bord janë ftuar të gjitha shtetet anëtare të OKB-së nuk janë të vërteta. Sipas tij, Shqipëria është ndër vendet e përzgjedhura dhe jo çdo shtet i OKB-së ka marrë një ftesë të tillë.

Kryeministri ka hedhur poshtë gjithashtu zërat se Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro për këtë angazhim, duke i cilësuar këto pretendime si gënjeshtra. Po ashtu, ai mohon edhe aludimet se palestinezë do të strehohen në Shqipëri në kuadër të kësaj nisme.

“Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB – gënjeshtër. Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro – gënjeshtër. Palestinezët do të vijnë në Shqipëri – gënjeshtër”, shkruan Rama.

Ai kritikon ashpër reagimet politike dhe mediatike, duke i cilësuar si të zhurmshme dhe keqdashëse ndaj çdo momenti kur Shqipëria, sipas tij, vlerësohet ndërkombëtarisht. Rama shton se kjo është pjesë e një Shqipërie të re, më dinjitoze dhe më e respektuar në arenën ndërkombëtare.

Sipas kryeministrit, rëndësi ka besimi i shumicës së shqiptarëve dhe respekti i partnerëve ndërkombëtarë, të cilin ai thotë se e përdor për të nderuar dhe lartësuar Shqipërinë. Ai e përmbyll reagimin duke e cilësuar këtë si një moment të jashtëzakonshëm për vendin, ndërsa kritikat i sheh si shenjë se “karvani po ecën përpara”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related