Deputetit ukrainas të Zelenskyt i zbulohen prona në Dubai

Data

Një hulumtim nga Radio Evropa e Lirë ka zbuluar se anëtarët e familjes së një ligjvënësi ukrainas nga partia e presidentit Volodymyr Zelensky, Shërbëtorët e Popullit, ka prona në Dubai në vlerë mbi 1 milion dollarë. Kjo shifër është shumë më e lartë se të hyrat e tij zyrtare.

REL-i kishte zbuluar edhe më herët prona të fshehta në Dubai të pjesëtarëve të familjeve të 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë ukrainas.

Zbulimi më i fundit ka të bëjë me vajzën dhe nipin e Hennaiy Kasai, i cili është anëtar i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Ukrainës.

Këto të dhëna vijnë nga rrjedhja e regjistrave të ndryshme shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato u siguruan dhe u verifikuan nga Skemat, njësiti hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, në bashkëpunim me Projektin për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP).

Sipas këtyre regjistrave, familja Kasai ka në pronësi katër banesa në kompleksin banesor premium, të cilat i blenë mes viteve 2022 dhe 2023.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related