Erjon Bani zgjidhet kryetar i Gjykatës së Posaçme, ja kush është gjyqtari i “hekurt” që futi në gjykim dosjen “Gërdeci” dhe po “krasit” të besuarit e qeverisë të përfshirë në afera

Data

Gjyqtari i “hekurt” që futi në gjykim dosjen “Gërdeci” dhe po “krasit” të besuarit e qeverisë të përfshirë në afera, Erjon Bani është zgjedhur dje zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me 6 vota pro përballë gjyqtarit Erjon Çela. Votimi për këtë pozicion në GJKKO ka ardhur pasi i ka mbaruar mandati 3-vjeçar i zv/kryetares Irena Gjokës. “Më datë 24.03.2021 rezulton se znj.Irena Gjoka është zgjedhur si Zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sipas akteve ligjore dhe nënligjore mandati i Zëvendëskryetarit është tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Prandaj, znj.Irena Gjoka i mbaroi mandati më datë 24.03.2024”, njoftoi dje GJKKO. Për këto arsye, mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar zhvilloi dje më datë 25.03.2024 procedurën për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi. “Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në R.SH.” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që parashikojnë zgjedhjen e zëvendëskryetarit nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për dy kandidaturat e paraqitura, konkretisht gjyqtarët Erjon Bani dhe Erjon Çela, në prani të nëntë gjyqtarëve, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit. Në përfundim, Erjon Bani, rezultoi i zgjedhur me 6 vota, si Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim. Në kushtet kur pozicioni i kryetarit është vakant, Erjon Bani do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kush është magjistrati Erjon Bani?

Ndërkohë kujtojmë se gjyqtari Erjon Bani, është magjistrati që vendosi caktimin e masës së arrestit në burg për ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe pronarin e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, Ilir Rrapaj. Erjon Bani, është gjyqtari që spikat në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, duke marrë evidence evropiane, si dhe rrethana të realitetit ku jetojmë. Një detajist i përpiktë i fakteve dhe elementëve ligjorë që ndodhen në dosje dhe me forcë arsyetuese që krijon bindje ligjore të plotë. Bani, është një nga gjyqtarët më të guximshëm të gjykatës së Posaçme, që u ka kthyer shpresën për të marrë drejtësi, familjarëve të viktimave të tragjedisë së “Gërdecit”. A ka nisur karrierën në jurisprudencën shqiptare në Drejtorinë e kodifikimit pranë Ministrinë e Drejtësisë, dhe më pas është bërë pjesë e Shkollës së Magjistraturës, në profilin gjyqtar. Bani, karrierën e ka nisur duke shërbyer në Shkodër, më pas në gjykatën e Tiranës dhe tashmë në gjykatën e posaçme SPAK. Me vendimin e pak muajve më parë, Erjon Bani, urdhëroi rihapjen e dosjes së Fatmir Mediut, ish-ministrit të Mbrojtjes, duke urdhëruar vijimin e gjykimit ndaj tij, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të kryer sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Bani, konsiderohet si “gijotina” e Gjykatës së Posaçme SPAK, pasi ka hedhur firmën në disa vendime të rëndësishme, për arrestimin e miqve dhe bashkëpunëtorëve të kryeministrit Edi Rama. Vendimi i fundit i Banit është për rastin e koncesionit të “Sterilizimit”, duke “ngulur gozhdën” juridike, dhe kërkuar nga dy prokurorët Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili, të shtrijnë hetimet për ish-ministrat Ilir Beqaj, Shkëlqim Cani, katër anëtarët e Komisionit të Prokurimeve Publike dhe subjektin tregtar “Investital” të regjistruar në Kosovë. Me gjithë faktet e forta në dosje për implikimin e Ilir Beqaj në aferën e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, gjyqtari Bani ka vendosur të lerë shënimin për prokurorët, me qëllim zhvillimin e hetimeve në drejtimin e verifikimit pasuror, korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Erjon Bani, urdhëroi arrestimin e ish-zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj, një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës. Mandej Erjon Bani, urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, dhe grupit të urbanistikës në Bashkinë e Durrësit. Ndërsa firma e tij, del dhe në vendimin e arrestimit të ish-gjyqtarit të Elbasanit Ilir Pashaj dhe gjyqtares të korruptuar, Zamira Vyshka. Por njëherësh Erjon Bani, duhet theksuar se ka dhënë pafajësi për anëtaren e “Vetingut”, Etleda Çiftja, e cila akuzohej nga prokuroria për fshehje të pasurisë. Vendimi i pafajësisë i Banit për Çiften është lënë në fuqi dhe në Apel. Ndërkohë megjithëse doli me mendim pakice, Erjon Bani, argumentoi dhe interpretoi një mendim ndryshe juridik, për rastin e dënimit kapital për Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan, Jorgo Lekun dhe tre anëtarët e tjerë të grupit që ekzekutuan, Gentian dhe Nezir Beqirin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related