Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar pas raportimeve se kryeministri Edi Rama është nisur me helikopter drejt Korçës për të marrë pjesë në një aktivitet zyrtar.
Berisha e lidhi këtë udhëtim me situatën e krijuar në akset rrugore të juglindjes, duke pretenduar se problematikat në infrastrukturë kanë izoluar zonën.
“Kryehajduti gjen zgjidhjen, pasi akset e juglindjes janë shembur, ai i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë!”, shkroi Berisha në reagimin e tij publik.
Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion në investimet infrastrukturore, duke theksuar se problemet në rrugë janë pasojë e abuzimeve me fondet publike.
Nga ana e qeverisë nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me deklaratat e kreut të opozitës.
