Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku tha në MCN se ka një valë të madhe penalitetesh nga arbitrazhi ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar.
Sipas Buxhukut kjo vjen së pari për shkak të mungesës së demokracisë në vend, së dyti për shkak të korrupsionit dhe së treti për faktin se përfaqësues të institucioneve mund të lidhen me interesa okulte, duke i ndarë paratë me subjektet private.
Ai tha më tej se Qeveria bën një “luftë” për 20 milion euro për çështjen e pensioneve, ndërkohë që shpenzon 10 herë më shumë kot, duke humbur gjyqet në arbitrazh me kompanitë private.
Buxhuku: Shifra nuk është e plotë se ka ende disa çështje të tjera në arbitrazh që janë në shqyrtim dhe nuk dihet sa do shkojë, siç është ajo që ishte në Portin e Durrësit për kalatën problematike me gjermanët. Sipas disa informacioneve u zgjidh në një mënyrë duke paguar. Shohim valë të madhe penalitetesh nga arbitrazhi ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar. Një pjesë të rëndësishme e zë çështja e Beccheti-t, e mbylljes së Agon Channel.
Është shumë e dhimbshme, të bëhet gjithë kjo luftë për 20 milionë euro rritje pensionesh që janë në rangun më të ulët më të ulët të pensioneve në rajon dhe të shpenzosh 10 herë më shumë kot, kjo është e dhimbshme. Nuk di qeveri të tjera të jenë përballur më ketë këtë mënyrë me penalitetet ndërkombëtare.
