Kërkesa e SPAK për Ballukun, zbardhen debatet në Këshillin e Mandateve

Data

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas raportimit të gazetares Eksiola Shehu, pas rreth 60 minutash mbledhjeje me dyer të mbyllura, fjalën e kanë marrë prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët po paraqesin argumentet e organit të akuzës.

Mbledhja është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike ka pretenduar se shqyrtimi i kërkesës është zvarritur dhe se mbledhja duhej të ishte zhvilluar më herët. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë theksuar se procedura është brenda afateve ligjore, duke argumentuar se afati tre mujor nga data e paraqitjes së kërkesës (16 dhjetor) përfundon më 16 mars.

Debat ka pasur edhe për mënyrën e zhvillimit të mbledhjes. Gazment Bardhi, në emër të PD, ka kërkuar që mbledhja të jetë e hapur për publikun, ndërsa socialistët kanë deklaruar se zhvillimi me dyer të mbyllura është kërkuar nga prokurori i çështjes.

Këshilli pritet të hartojë një raport me rekomandim për seancën plenare, ku Kuvendi do të vendosë me votim për dhënien ose jo të autorizimit për heqjen e imunitetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related