“Mirënjohje për besimin”/ Klevis Qose reagon pas largimit, uron sukses pasardhësin Ardiatik Kupi

Data

Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka reaguar publikisht një ditë pas largimit nga detyra, duke ndarë një mesazh falënderimi dhe reflektimi mbi punën e tij në krye të sistemit penitenciar.

Në një postim në rrjetet sociale, Qose shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë gjatë mandatit, si dhe falënderoi punonjësit e sistemit për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.

Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendase, përfshirë organet e drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e këtij koordinimi në përmirësimin e sistemit.

Duke bërë një bilanc të punës së tij, Qose renditi disa nga reformat dhe investimet kryesore:

  • Vendosja e sistemeve antidron në burgjet e sigurisë së lartë
  • Pajisja me mjete të blinduara për transportin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë
  • Shtimi i flotës së ambulancave
  • Investime në infrastrukturë, përfshirë burgun e ri në Kukës dhe rihapjen e institucionit të Ali Demit
  • Digjitalizimi dhe rritja e standardeve të sigurisë

Në përmbyllje të mesazhit, ai i uroi suksese drejtuesit të ri të Burgjeve, Ardiatik Kupi, duke theksuar rëndësinë e vijimit të reformave në këtë sektor të ndjeshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related