Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut mbetet pezull: Këshilli i Mandateve pa vendim, deputetët marrin mijëra faqe prova

Data

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e lënë çështjen pezull pas një mbledhjeje maratonë.

Pas rreth pesë orësh diskutimesh me dyer të mbyllura, anëtarët e Këshillit nuk arritën konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me materialet e reja të paraqitura nga SPAK. Mbledhja u zhvillua pa praninë e medias, me argumentin se dokumentacioni përbën sekret hetimor.

Në të njëjtën kohë kur drejtuesit e SPAK ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit për të paraqitur kërkesën për autorizimin e masës së arrestit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk ishte e pranishme në mbledhjen e Këshillit, pasi merrte pjesë në një takim të qeverisë.

Sipas burimeve, dhjetë deputetët anëtarë të Këshillit të Mandateve kanë marrë në dorëzim dokumentacionin e plotë të SPAK-ut, i cili përfshin mijëra faqe prova dhe materiale hetimore që, sipas Prokurorisë, duhet të shqyrtohen vetëm nga ky organ.

Përplasje politike për afatet

Debati mes palëve u fokusua kryesisht te afati kohor për shqyrtimin e kërkesës. Mazhoranca socialiste argumenton se rregullorja e Kuvendit parashikon deri në dy javë kohë për këtë procedurë, afat që sipas saj përfshin edhe pushimet parlamentare, duke e shtyrë vendimmarrjen për në muajin janar.

Nga ana tjetër, opozita e konsideron çështjen urgjente. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi se opozita do të kërkojë thirrjen e një mbledhjeje të re në fillim të javës së ardhshme, duke paralajmëruar se zvarritja e procesit po e kthen Kuvendin në pengesë për drejtësinë dhe i jep kohë zëvendëskryeministres për të ndikuar mbi provat e hetimit.

Akuzat ndaj zëvendëskryeministres

Belinda Balluku është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike. Dosja penale është depozituar më 31 tetor 2025. Në kuadër të hetimit, SPAK kishte vendosur më herët masa sigurie ndaj saj, përfshirë pezullimin nga funksionet zyrtare dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, masa që më pas u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Zëvendëskryeministrja i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe me motive politike, ndërsa ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e plotë të çështjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related