Humbi ndjenjat dhe ra në fushë, 16-vjeçari ndërron jetë pasi pa ndeshjen e basketbollit te “Asllan Rusi”. Ja çfarë dyshohet

Data

Një 16-vjeçar mësohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme në kryeqytet, pasi ka humbur ndjenjat te pallati i sportit “Asllan Rusi”.

ambulanca-1-780x405-1

Burime nga vendngjarja kanë treguar për “Panorama Sport” se i ndjeri ishte spektator në një ndeshje të rinjsh dhe ka festuar pas përfundimit të saj me shokët e tij në parket.

Ai është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë, për t’u shoqëruar më pas jashtë pallatit të sportit.

16-vjeçarin e kanë nisur drejt spitalit, ku më pas është ndarë nga jeta.

Paraprakisht dyshohet se adoleshenti ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi i policisë

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related