“Plumbat e kanë zënë Pukën në sup dhe në kraharor”/ Detaje të reja nga atentati në Lezhë: kanë zbritur nga një makinë Audi në ngjyrë të bardhë dhe më pas…

Data

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur pak orë më parë ndaj 54-vjeçarit Agron Puka në fshatin Rrilë të Lezhës.

Duket se kanë qenë tre autorët të cilët kanë zbritur nga një makinë Audi në ngjyrë të bardhë, duke qëlluar mbi 54-vjeçarin.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se plumbat e kanë zënë Pukën në sup dhe në kraharor, por se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po merr kamerat e sigurisë nga një lokal pranë shkollës 9-vjeçare ku edhe ndodhi ngjarja, me qëllim identifikimin e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related