Ngjarje e rëndë në Vjenë/ Vriten tre gra në një shtëpi publike, policia arreston azilkërkuesin nga Afganistani

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë ku tre gra janë gjetur të vdekura në një shtëpi publike.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, azilkërkues  nga Afganistani.

“Gratë u gjetën me prerje dhe plagë me thikë”, tha zëdhënësi i policisë, Philip Hasslinger.

27-vjeçari u arrestua në afërsi të shtëpisë publike, teksa mbante një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në krim.

Policia brenda shtëpisë publike gjeti edhe një grua të katërt, e cila po merret në pyetje si dëshmitare e ngjarjes, ndërsa mbetet ende i paqartë identiteti i viktimave.

Shtëpia publike ndodhet në lagjen 20 të Vjenës, një nga më të varfrat në qytet.

Kujtojmë që në Austri, shtëpitë publike janë të ligjshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related