‘Strazburgu’ rrëzoi shkarkimin e prokurores së njohur, KPA bën lëvizjen e papritur

Data

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një seancë në dhomë këshillimi, ka marrë sot në rishqyrtim në seancë publike çështjen e ish – prokurores Antoneta Sevdari. Kjo është hera e parë që një vendim shkarkimi nga vetingu me forme të prerë rimerret në shqyrtim. Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga KPA pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë ish-prokurores.

Gjykata e Strazburgut dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish-prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Kërkesa e Sevdarit për rishikim në Kolegj erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”, por theksoi se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk mund të kthehet në një referencë kundër procesit të vetingut në tërësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related