Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, do të zhvillojë sonte një takim me qytetarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në qytetin e Lezhe.
Takimi është planifikuar të mbahet në orën 17:30 dhe zhvillohet në kuadër të turit politik të njohur si “Foltorja”. Aktiviteti përkon gjithashtu me 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, një nga degët historike të kësaj force politike.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë takim Berisha pritet të mbajë një fjalim para mbështetësve, ku do të trajtojë zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e opozitës, si edhe të përkujtojë përvjetorin e krijimit të degës lokale të PD-së.
