Evi Kokalari tregon planin “e nëndheshëm” të Berishës e Metës që u zbulua në protestë dhe nxjerr “asin nën mëngë” të…

Data

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila papritur u bë pjesë e grupimit të Sali Berishës, por që më pas u kthyer në kritiken e tij pas zhvillimeve brenda Rithemelimit bëri një analizë të protestës së kësaj të enjte të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha para kryeministrisë. Protestës iu bashkua edhe Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Kokalari tregon planin “e nëndheshëm” të Sali Berishës e Ilir Metës që u zbulua në protestë dhe nxjerr “nxjerr asin nën mëngë” të Edi Ramës që i ka garantuar fitoren në zgjedhjet e 2025. Ndër të tjera, ajo thotë se koha e Berishës ka ikur prej 2021 dhe se opozita e deputetët e saj duhet të analizojë situatën ndryshe po turpërojnë veten por dhe torturojnë mbështetësit. Madje duke analizuar propozimin për qeveri teknike, Kokalari thotë se qëllimi është që pushteti t’i shkoj prapë Ilir Metës dhe Sali Berishës por se kjo nuk do të ndodhë dhe se Rama do të qëndrojë në pushtet deri kur në opozitë të ketë figura vërtet që mund të bëjnë rotacionin jo për pushtet por për ndryshime reale dhe pa korrupsion

“Msg i protestes sonte ishte i qarte – qeveri teknike qe pushteti t’i shkoj prape Ilir Metes dhe Sali Berishes. JO! ROTACION ME TEK E VJETRA NUK KA. Rama ta mbaj qeverine (dhe tashti qe bleu keta te Trumpit, duket qarte qe do ta mbaj) derisa opozita te kete figura vertet qe mund te bejne rotacion jo per pushtet, por per ndryshime reale (pa korrupsion). As 4,000 veta nuk ishit sonte. Filloni analizoni situaten, mos torturoni ata pak qe ju kane ngelur dhe i nxirrni neper fushata per te mbledhur protesta. Turp per dinjitetin e deputeteve qe i nxirrni neper rruge t’u kerkojne popullit t’ju bashkohen. Njerezit nese duan te protestojne, s’kane nevoje per fletushka. Kur do ta kuptoni – IT IS DONE. YOU PEOPLE ARE DONE. Berisha shansin e fundit e kishte ne 2021. E abuzoi deri ne fund. Natën e mire te gjithëve. Personalisht nuk shoh drite ne fund te tunelit. Fatkeqesi”, shkoi ajo.

Aktivistja thumbon gazetarin Berat Buzhala

Ndërkohë në një status të dytë në rrjetet sociale, aktivistja Evi Kokalari komenton edhe një deklaratë të bërë nga gazetari kosovar, Berat Buzhala, i cili ka folur për turizimin në Shqipëri. “Berat Buzhala po i thurr’ lavde Shqiperise se perparuar te Edi Ramas. Mire shume. Ti shkon nga shkojne shoket e Thacit bir, jo nga duhet te te coj ndergjegja kombetare. Ngre ne qiell mrekullite e Shqiperise dhe nuk permend njehere qe ata qe po ndertojne ‘Shqiperine e Re’ jane oligarket per te cilet ankohen te gjithe. Bisnesi vogel rralle mbijeton ne ate vend, po nejse, keto jane gjera te vogla. Flet per ndertimet ne jug (s’kam ankesa ketu), por kalimthi permend korrupsionin dhe pastrimin e parave te droges, packa qe kompani si Amazoni dhe disa me te medha kane refuzuar se fundmi te vine ne Shqiperi pikerisht nga reputacioni qe kemi ne Europe. Dhe ndonje fjale per ishullin e Sazanit, dmth ate 300 million dollar prone te Shqiptareve qe Edi Rama perdori si vegel pune per te blere nje administrate te djathte – ate te Trumpit, do ta komentosh ndonjehere, apo te ben dem? Nejse, si ta kesh. Ne te shohim fare kjarte! Ti Kosove, mbylle gojen mos u anko per Shqiperine se jeni bishti kavallit – tha Buzhala, jo une Fundjave te mbare te gjithe turistave!!!”, shprehet ajo.

Kokalari sqaron qytetarët

Nga ana tjetër, në një status të tretë, aktivistja Kokalari ka sqaruara edhe qytetarët që e kishin pyetur apo kremtuar për komentin për gazetarin Buzhala. “INTELIGJENCES SHQIPTARE, qe vazhdojne dhe komentojne se ideja qe Edi Rama ka blere Trumpin eshte absurde; Çfare eshte blerja politike per ju? Ja faktet: Trump po ben fushate Presidenciale, dhe 90% do jete Presidenti i ardhshem i Amerikes; Edi Rama, socialist nga definicioni i partise qe prezanton, eshte ne mandatin e trete, dhe po shkon tek i karterti – kjo e fundit perben qarte abuzim pushteti dhe eshte arsyeja pse ne shtetet demokratike ka limit mandatesh, (maksimumi dy); Edi Rama eshte implikuar ne korrupsionin e personazheve te tjera si McGonigal; Edi Rama ka kohe qe eshte nen radaret e Institucioneve Amerikane per korrupsion dhe pastrim parash; Edi Rama ka akoma dosje te hapur me FBI pikerisht per piken 4. (ky eshte fakt i padiskutueshem); Shqiptaret, ose shumica, prisnin Trump te kthehej qe te hiqnin Ramen, sepse nje administrate e Joe Bidenit, ku miqte me te ngushte te Rames kontrollojne Departamentin e Shtetit, i jepnin me shume mbrojtje atij; Rama arrin te josh Ivanka Trump dhe Jared Kushner me prona ku vlera shkon mbi $300 million; Nese Donald Trump eshte ne Shtepine e Bardhe dhe Ivanka eshte duke bere bisnes me Ramen, administrata e Trump do ta lere 100% rehat Edi Ramen te shijoj mandatin e kater dhe te peste, dhe do ndaloj cdo sulm ndaj tij nga Departamenti i Thesarit, apo investigimet e FBI.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related