E rëndë/ 17 fëmijë përfundojnë të helmuar në spital, ja çfarë dyshohet

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku 17 fëmijë dhe 7 të rritur dyshohet se janë helmuar nga monoksidi i karbonit, i prodhuar nga një ngrohës me defekt, gjatë një feste.

Festimi po zhvillohej në një ambient të vënë në dispozicion nga një kongregacion fetar në zonën Genoa Rivarolo. Situata u bë alarmante kur fëmijët më të vegjël, të moshës nga 3 muaj deri në 12 vjeç, shfaqën të parët simptoma helmimi. Pak më pas, shenja të ngjashme u vunë re edhe te të rriturit.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e emergjencës. Fëmijët u transportuan në spitalin pediatrik, ku disa prej tyre iu nënshtruan terapisë me oksigjen. Autoritetet shëndetësore bënë me dije se të gjithë ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, të rriturit u shtruan në një spital tjetër, ku morën terapi hiperbarike, trajtim i specializuar për rastet e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit dhe për të verifikuar kushtet teknike të ngrohësit që dyshohet se ka shkaktuar helmimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related