Në njëmbëdhjetë vjet (keq)qeverisje të vendit 2013-2024, Edi Rama u ka mohuar, shkatërruar dhe grabitur shqiptarëve gjithshka: lirinë, dinjitetin, demokracinë, ndarjen e pushteteve, shtetin ligjor, pronat, punësimin e të rinjve, kujdesin e duhur social, mirëqënien, dhe idenditetin kombëtar.
Praktikisht, u ka grabitur të ardhmen. Lista e paudhësive të sektit Rama në fuqi është e gjatë, por po përmend dhjetë kryesoret mes tyre:
1.Grabitës i lirisë. Liria e të shprehurit dhe e të folurit është e pranishme vetëm në strukturat e opozitës dhe në mediat e pavarura, ato të pakta që rezistojnë dhe ende nuk janë blerë nga rregjimi i Ramës.
Kjo liri është inekzistente në administratën publike dhe deri tek institucionet e pavarura. Frika dhe antkhi i kanë zënë vëndin lirisë, sidomos në punonjësit e administratës së shtetit shqiptar, të gjurmuar dhe ndjekur hap pas hapi nga armata e patronazhistëve. Këta punonjës, pas 11 vite raprezaljesh dhe largimi nga puna për mos-militantizëm, kanë frikëpër të thënë hapur çfarë mendojnë, për të denoncuar korrupsionin, abuzimet dhe nepotizmin, me të cilat përballen çdo ditë.
