Ekspertja: Vjosa Osmani më e preferuar nga Trump se Kurti, roli i saj diplomatik vlerësohet në SHBA

Data

Ekspertja e politikave vendore në Kosovë, Mimoza Gavrani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të mos e propozuar sërish Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente.

Gjatë një interviste televizive, Gavrani u shpreh se vendimi mund të ketë disa arsye, të cilat lidhen si me faktorë politikë, ashtu edhe me raportet personale brenda skenës politike.

Sipas saj, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje kishte mundësinë ligjore dhe kushtetuese për ta kandiduar Osmanin sërish, në momentet e fundit u propozuan edhe emra të tjerë brenda partisë, si Glauk Konjufca dhe një tjetër figurë e respektuar e kësaj force politike.

Gavrani theksoi se në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar, Osmani ka treguar një performancë shumë të mirë dhe ka ndihmuar në rritjen e njohjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe gjenerali Ded Prenga, i cili theksoi se shumë vendime politike shpesh merren në prapaskenë dhe jo gjithmonë janë transparente për publikun.

Sipas tij, puna e Osmanit në diplomaci dhe në promovimin e Kosovës në botë ka qenë e rëndësishme dhe ka ndikuar në rritjen e profilit ndërkombëtar të shtetit.

Ai shtoi se politika është shpesh e paparashikueshme dhe se në shumë raste interesat personale dhe rivalitetet politike mund të ndikojnë në vendimmarrje më shumë sesa interesi i qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related