Virus i ri në qarkullim, OBSH: Rreziku i përhapjes mbetet i ulët

Data

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se rreziku i përhapjes ndërkombëtare të virusit vdekjeprurës Nipah mbetet i ulët, pavarësisht konfirmimit të dy rasteve të reja në Indi. OBSH thekson se autoritetet indiane kanë kapacitetet e nevojshme për të përballuar dhe izoluar shpërthime të tilla.

Sipas OBSH-së, nuk ka ende prova që virusi po përhapet në mënyrë të qëndrueshme nga njeriu te njeriu, megjithëse nuk përjashtohet ekspozimi i mëtejshëm, pasi virusi vazhdon të qarkullojë te popullatat e lakuriqëve të natës në disa zona të Indisë dhe Bangladeshit.

Si masë paraprake, disa vende aziatike, përfshirë Hong Kongun, Malajzinë, Singaporin, Tajlandën dhe Vietnamin, kanë shtuar kontrollet shëndetësore në aeroporte për pasagjerët që vijnë nga zonat e prekura.

Virusi Nipah transmetohet kryesisht te njerëzit nga lakuriqët e natës frutngrënës ose përmes frutave të kontaminuara, si dhe nga kafshë të infektuara, kryesisht derrat. Ai mund të shkaktojë ethe të rënda dhe inflamacion të trurit, ndërsa shkalla e vdekshmërisë varion nga 40% deri në 75%.

Aktualisht nuk ekziston një trajtim apo vaksinë e miratuar, megjithëse disa vaksina ndodhen në fazë testimi. OBSH nënvizon se transmetimi nga njeriu te njeriu është i vështirë dhe zakonisht kërkon kontakt të zgjatur me persona të infektuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related