“Do të largohet Edi Rama në 2026?” Kryeministri shqiptar bëhet pjesë e basteve ndërkombëtare

Data

Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama janë bërë pjesë e tregjeve ndërkombëtare të parashikimeve, ku përdorues nga vende të ndryshme të botës po vendosin baste për të ardhmen politike të Shqipërisë.

Në platformën globale të parashikimeve Polymarket është hapur një treg me pyetjen: “A do të largohet Edi Rama si kryeministër në vitin 2026?”

Vetëm pak orë pas hapjes së këtij tregu, probabiliteti që Rama të largohet nga posti brenda vitit 2026 është llogaritur rreth 37%, sipas vlerësimeve të përdoruesve që vendosin para mbi këtë parashikim.

Sipas rregullave të këtij tregu, rezultati do të konsiderohet “Po” nëse Rama ndalon së qeni kryeministër për çdo periudhë kohe deri më 31 dhjetor 2026, ora 23:59 sipas kohës lindore amerikane.

Në rast të kundërt, tregu do të mbyllet me rezultatin “Jo”.

Gjithashtu, nëse shpallet zyrtarisht dorëheqja ose shkarkimi i Ramës përpara kësaj date, tregu do të zgjidhet menjëherë me rezultatin “Po”, pavarësisht kur hyn në fuqi vendimi.

Tregu është hapur më 5 mars 2026, ndërsa burimi kryesor për verifikimin e rezultatit do të jetë informacioni zyrtar nga qeveria shqiptare dhe raportimet e mediave të besueshme.

Sipas analistëve politikë, fakti që zhvillimet politike në Shqipëri po përfshihen në tregje të tilla ndërkombëtare tregon se klima politike në vend po ndiqet me interes edhe jashtë kufijve, veçanërisht në periudha tensioni dhe pasigurie politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related