Netanyahu mesazh popullit iranian: Ngrihuni kundër regjimit në Teheran, një ditë do të bëhemi miq

Data

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë popullit iranian, duke i bërë thirrje të ngrihet kundër regjimit në Teheran.

Në një video të publikuar në platformën X, Netanyahu u shpreh se është vetë populli iranian ai që duhet të marrë në dorë fatin e tij dhe të kundërshtojë autoritetet aktuale.

Video-mesazhi shoqërohej me muzikë dramatike dhe pamje të turmave që mbanin flamurin historik iranian me Luanin dhe Diellin, si edhe flamurin e Izraelit.

Në deklaratën e tij, kryeministri izraelit theksoi se Izraeli synon që Irani të çlirohet nga ajo që ai e quajti “zgjedha e tiranisë”.

“Unë besoj se nëse do të ngriheni në këmbë në momentin e së vërtetës, nuk do të vonojë dita kur Izraeli dhe Irani do të bëhen sërish miq të guximshëm”, deklaroi Netanyahu.

Zyrtarë izraelitë, përfshirë edhe vetë Netanyahun, kanë deklaruar më herët se shpresojnë që konflikti i vazhdueshëm në rajon mund të çojë në një ndryshim regjimi në Iran.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related