E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë prof. Roland Çene, një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare

Data

U nda sot nga jeta, në moshën 80-vjeçare, prof. Roland Çene, “Mjeshtër i Madh”, një nga figurat më të shquara të muzikës dhe kulturës shqiptare.

Me largimin e tij nga jeta, Gjirokastra humbi një nga bijtë dhe personalitetet më të spikatura të saj. Roland Çene ishte nxitësi, zbuluesi dhe profesori i parë i mijëra talenteve të reja, të cilët më pas u bënë pjesë e orkestrave, shkollave dhe institucioneve kulturore në të gjithë Shqipërinë.

Ai la një gjurmë të pashlyeshme si dirigjent, pedagog, muzikolog dhe publicist. Në vitin 1968 themeloi korin miks të Gjirokastrës, duke frymëzuar breza të tërë artistësh dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e jetës muzikore në vend.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë, Roland Çene u nderua me titujt “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, si dhe me tituj nderi si “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës dhe “Nderi i Qarkut Gjirokastër”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related