REL: Një miliard euro për Kosovën presin miratimin e Kuvendit

Data

Mbi një miliard euro fonde ndërkombëtare për Kosovën vazhdojnë të mbeten të pashfrytëzuara, për shkak se nuk janë ratifikuar ende nga Kuvendi. Bëhet fjalë për rreth 882 milionë euro nga Plani për Reforma dhe Rritje i Bashkimit Evropian, si dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshje me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim të Bankës Botërore.

Këto marrëveshje kanë mbërritur në Kuvend që në fund të vitit 2024, por mungesa e institucioneve funksionale gjatë vitit 2025 e ka pamundësuar miratimin e tyre. Ndërkohë, legjislatura e re pritet të përballet me sfidën e sigurimit të 80 votave, të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që votimi i këtyre fondeve të mos kushtëzohet me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke kërkuar bashkëpunimin e opozitës për të zhbllokuar mjetet financiare. Nga ana tjetër, LDK ka deklaruar se do të mbështesë çdo marrëveshje që është në interes të Kosovës, ndërsa PDK ka sinjalizuar qëndrime të ngjashme.

Fondet e BE-së janë të vlefshme deri në vitin 2027, por ekspertët paralajmërojnë se Kosova ka hyrë në vitin 2026 pa nisur reformat përkatëse, duke rrezikuar humbjen e një pjese të tyre. Po ashtu, për disa marrëveshje me Bankën Botërore afati i fundit për hyrjen në fuqi është 13 shkurti 2026.

Nëse Kuvendi i ri nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet në kohë, Kosova rrezikon jo vetëm humbjen e fondeve jetike për zhvillim, por edhe thellimin e pasigurisë politike, që mund të çojë në zgjedhje të reja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related